Superliga e Shqipërisë, Partizani dhe Teuta hapin xhiron e 10

Superliga e Shqipërisë, Partizani dhe Teuta hapin xhiron e 10

Superliga e Shqipërisë rikthehet me vetëm një ndeshje në programin e sotëm, e cila do të jetë ndeshja hapëse e xhiros së 10 të sezonit të ri 2021/22.

Me fillim nga ora 16:45 skuadra e Partizanit pret në shtëpi, në stadiumin “Air Albania” kampionin aktual Teutën, përcjell KosovaPress.

Në xhiron e fundit të kësaj gare, të dy skuadrat regjistruan barazime, ku Partizani me rezultat 1:1 barazoi me Laçin, kurse Teuta barazoi 2:2 me skuadrën e Skënderbeut.


Momentalisht, pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara, Teuta zë vendin e katërt në tabelë me gjithsej 13 pikë, aq sa ka edhe Vllaznia në vendin e dytë, kurse skuadra e Partizanit pozicionohet në vendin e tetë me nëntë pikë të arkëtuara.

Ndeshja e fundit mes këtyre dy skuadrave daton në korrik të këtij viti, ku asokohe Teuta kishte shënuar fitore me rezultat minimal 1:0.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës e gjeni më poshtë.

16:45 Partizani – Teuta (Stadiumi Air Albania)

Lexo edhe

Video