Xhiro e 16-të e Superligës së Shqipërisë ka vazhduar sot edhe me dy ndeshje të tjera në kuadër të edicionit garues 2021/22.
Partizani ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur Egnatian me rezultat të pastërt 3-0 në udhëtim me golat e realizuara nga Mala, Skuka dhe Rrapaj, transmeton KosovaPress.
Kjo fitore vjen pas dy humbjeve radhazi për Partizanin që tani ka 21 pikë në vendin e pestë, kurse Egnatia renditet e parafundit në tabelë me 14 pikë.
Sfidë tjetër interesante ishte ajo ndërmjet Kastriotit dhe Teutës e cila u mbyll me fitoren e vendasve me rezultat 2-0. Golat për Kastriotin i shënuan Greca dhe Ajazi.
Kastrioti përkundër kësaj fitoreje mbetet skuadra e fundit në tabelë me vetëm 11 pikë, kurse Teuta është në vendin e gjashtë me 18 pikë.