Superliga e Shqipërisë, këto janë ndeshjet e sotme

Superliga e Shqipërisë, këto janë ndeshjet e sotme

Superliga e Shqipërisë rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e parafundit të këtij sezoni, respektivisht atë të 35-të.

Të gjitha ndeshjet e programit të sotëm do të zhvillohen me fillim nga ora 17:00, ku spikat ajo mes Dinamos dhe Tiranës, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, krahas kësaj ndeshje do të zhvillohet edhe përballja tjetër interesante mes kampionit të sezonit të kaluar Teutës dhe skuadrës së Laçit.

Momentalisht, tabelën e kryeson Tirana me 73 pikë, ku edhe është shpallur kampione e këtij sezoni, ndërsa në vendin e dytë gjendet Laçi me 63 pikë, kurse Top 4 e mbyllin Partizani me 52 pikë dhe Kukësi me 49 sosh.

Në anën tjetër, në fundin e tabelës gjenden Egnatia me 34 pikë, Dinamo me 25 sosh dhe Skënderbeu me vetëm 25 pikë.


Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Superligën e Shqipërisë e gjeni më poshtë.

17:00 Dinamo – Tirana

17:00 Kukësi – Skënderbeu

17:00 Partizani – Kastrioti

17:00 Teuta – Laçi

17:00 Vllaznia – Egnatia

Lexo edhe

Video