Superliga e Shqipërisë, këto janë ndeshjet e sotme

Superliga e Shqipërisë, këto janë ndeshjet e sotme

Superliga e Shqipërisë rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 29.

Të dy ndeshjet e programit të sotëm do të zhvillohen me fillim nga ora 13:45, ku spikat ajo mes Egnatias dhe liderit të tabelës Tiranës, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, krahas kësaj ndeshje do të zhvillohet edhe takimi i fundit i ditës së sotme, ku skuadra e Kukësit zhvillon ndeshje si mysafire kundër Kastriotit.

Momentalisht, vendin e parë në tabelë e okupon skuadra e Tiranës me plot 63 pikë, e ndjekur nga Laçi me 47 pikë, kurse Top 4 e mbyllin Kukësi me 45 pikë dhe Partizani me 41 sosh.


Në anën tjetër, në zonën e rrezikut gjenden Egnatia me 31 pikë, Dinamo me 23 sosh dhe skuadra e Skënderbeut me vetëm 20 pikë.

Programin e plotë të ndeshjeve në Superligën e Shqipërisë e gjeni më poshtë.

13:45 Egnatia – KF Tirana

13:45 Kastrioti – Kukësi  

Lexo edhe

Video