Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Shqipërisë, ku kemi disa rezultate tejet interesante.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Kamza”, skuadra e Kastriotit ka barazuar 1:1 me Partizanin, raporton KosovaPress.
Golin për vendasit e shënoi Silvio Zogaj në minutën e 66’, kurse te Partizani golashënues ishte Tedi Cara me golin e tij në minutën e 55’.
Ndërkaq, krahas këtij takimi, ndeshje zhvilloi edhe kampioni i Shqipërisë, Tirana e cila e mposhti Bylisin me rezultat bindës 4:1. Kjo fitore e ngjet Tiranën në pozitën e liderit të tabelës.
Po ashtu, fitore me rezultat të njëjtë 4:1 regjistroi edhe Vllaznia, e cila e mposhti si vendase skuadrën e Laçit.
Rezultatet finale të ndeshjeve të sotme në Superligën e Shqipërisë i gjeni më poshtë.
Kastrioti 1:1 Partizani
KF Tirana 4:1 Bylisi
Vllaznia 4:1 Laçi