Superliga e Shqipërisë, Erzeni e mposht kampionen

Superliga e Shqipërisë, Erzeni e mposht kampionen

Superliga e Shqipërisë i është rikthyer sot aksionit, kur edhe ka përfunduar ndeshja hapëse e xhiros së pestë të këtij sezoni.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Selman Stërmasi”, Tirana ka pësuar humbje minimale 1:0 si vendase nga Erzeni, raporton KosovaPress.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Bekim Maliqi, i cili ia siguroi fitoren Erzenit në minutën e 18’.


Kjo ishte humbja e parë e sezonit të ri për kampionen, e cila pas pesë ndeshjeve numëron tre fitore, një barazim dhe një humbje.

Me pikët e reja, Erzeni ngjitet në vendin e dytë në tabelë me tetë pikë, dy sosh më pak se kundërshtari i sotëm, Tirana, që zë vendin e parë në Superligën e Shqipërisë.

Rezultati final i ndeshjes, 1:0 në favor të Erzenit.

Lexo edhe

Video