Superliga e Kosovës, vazhdon xhiro e 33

Superliga e Kosovës, vazhdon xhiro e 33

Superliga e Kosovës do të vazhdoj sot me dy ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 33.

Skuadra e Ballkanit e ka rastin sot që t’i afrohet në krye të tabelës Prishtinës, ku pret në shtëpi skuadrën e Arbërisë, ndërsa takimi tjetër do të jetë mes Llapit e Drenicës, përcjell KosovaPress.

Pas 33 xhirosh, tabela kryesohet nga Prishtina me 72 pikë, tre më shumë se vendi i dytë Drita, ndërsa Top 4 e mbyllin Ballkani me 67 pikë dhe Gjilani me 48 sosh.


Në anën tjetër, në zonën e rrezikut gjenden Trepça ’89 në vendin e tetë me 36 pikë, dhe Arbëria në vendin e nëntë me 33 pikë, ndërsa skuadra e Besës që zë vendin e fundit në tabelë me vetëm 12 pikë, ka siguruar rënien nga Superliga e Kosovës.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës e gjeni më poshtë.

15:00 Drenica (7) – Llapi (5) (Stadiumi Bajram Aliu)

15:00 Ballkani (3) – Arbëria (9) (Stadiumi Suva Reka City)

Lexo edhe

Video