Superliga e Kosovës, spikat derbi mes Gjilanit e Prishtinës

Superliga e Kosovës, spikat derbi mes Gjilanit e Prishtinës

Superliga e Kosovës rikthehet sot me tri ndeshjet tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 31 të sezonit aktual.

Të tri ndeshjet e programit të sotëm do të zhvillohen me fillim nga ora 15:00, ku spikat derbi mes Gjilanit dhe kampionit aktual Prishtinës, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, krahas takimit mes Gjilanit e Prishtinës do të zhvillohen edhe dy përballje tjera interesante mes skuadrës së Drenicës e asaj të Ulpianës dhe Dukagjini e Feronikelit, ku Drenica e Dukagjini do të kërkojnë me çdo kusht fitoren në mënyrë që të vazhdojnë garën për mbijetesë në Superligë.

Momentalisht, lider i tabelës është skuadra e Ballkanit me gjithsej 66 pikë, 11 sosh më shumë se vendi i dytë dhe i tretë, respektivisht Drita e Gjilani, kurse Top 4 e mbyll Llapi me 50 pikë të arkëtuara.


Në anën tjetër, Dukagjini me 36 pikë, Ulpiana me 25 sosh dhe Feronikeli me vetëm 12 pikë gjenden në zonën e rrezikut në tabelë.

15:00 Drenica – KF Ulpiana

15:00 Dukagjini – Feronikeli

15:00 Gjilani – Prishtina

Lexo edhe

Video