Superliga e Kosovës, sot vazhdon xhiroja e katërt

Superliga e Kosovës, sot vazhdon xhiroja e katërt

Krahas ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, adhuruesit e futbollit do të kenë mundësinë sot të përcjellin tri ndeshje interesante në kuadër të Superligës së Kosovës.

Kryendeshja e xhiros së katërt do të jetë ajo mes Ballkanit dhe Dritës, ku skuadra nga Suhareka do të jetë mysafire në stadiumin e qytetit të Gjilanit, përcjell KosovaPress.

Ndeshje tjetër interesante pritet të jetë edhe ajo mes Malishevës dhe fituesit të Kupës dhe Superkupës së Kosovës, skuadrës së Llapit, ku ky i fundit do të jetë vendas në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Pas tri xhirove të zhvilluara, tabelën e kryeson skuadra e Ballkanit me gjithsej shtatë pikë, po aq sa kanë edhe Drenica e Drita në vendin e dytë, përkatësisht në të tretin.


Në anën tjetër, formën më të dobët me rezultate jo të mira e kanë Prishtina dhe Ulpiana, të cilat deri tani kanë regjistruar vetëm nga një pikë, kështu edhe duke u pozicionuar në pozitat 9 dhe 10.

Programi i plotë:

16:00 Drita – Ballkani (Stadiumi i qytetit të Gjilanit)

16:00 Feronikeli – Dukagjini (Stadiumi Rexhep Rexhepi)

16:00 KF Llapi – Malisheva (Stadiumi Zahir Pajaziti)

Lexo edhe

Video