Superliga e Kosovës sot nën hijen e derbit Drita-Gjilani

Superliga e Kosovës sot nën hijen e derbit Drita-Gjilani

Xhiro e 24-të në Superligën e Kosovës në futboll do të kompletohet sot me dy ndeshjet e radhës.

Vëmendja e madhe padyshim se do të jetë në Gjilan, aty ku do të zhvillohet derbi i zjarrtë lokal ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, sfidë ko që fillon nga ora 13:00.


Të dy skuadrat janë duke luftuar direkt për titullin kampion së bashku me skuadrën e Ballkani që është lider i tabelës me 48 pikë, raporton KosovaPress.

Sa i përket derbit, Drita ka më shumë nevojë për tre pikë të reja për shkak se me një humbje eventuale edhe mund të mbetej shumë prapa në garën për titull. Ata kanë 41 pikë në vendin e tretë, kurse Drita është e dyta me 46 pikë.

Ndeshja tjetër mjaftë interesante është ajo ndërmjet Llapit dhe Drenicës që po ashtu fillon nga ora 13:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Lexo edhe

Video