Superliga e Kosovës – Programi i ditës së shtunë dhe analizë e ndeshjeve

Superliga e Kosovës – Programi i ditës së shtunë dhe analizë e ndeshjeve

Superliga e Kosovës rikthehet sot me dy ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 16.

Trepça ’89, pret në shtëpi në stadiumin “Riza Lushta” skuadrën e Gjilanit. “Minatorët” po kërkojnë të gjejnë rezultate të mira dhe hynë në këtë ndeshje me qëllim për të arkëtuar tre pikë të plota përballë një kundërshtari të fortë siç është Gjilani.

Pas 16 xhirosh, Trepça ’89 gjendet në pozitën e tetë në tabelë, me pesë fitore, dy barazime dhe tetë humbje, kështu duke arkëtuar vetëm 17 pikë. Në anën tjetër, gjilanasit pozicionohen të katërtit në tabelë, me gjashtë fitore, pesë barazime dhe tre humbje, dhe kanë arkëtuar gjithsej 23 pikë.

Ndeshja e radhës i takon Drenicës dhe Dritës. Kampioni aktual zhvillon ndeshje në udhëtim në Skenderaj ku një fitore e mundshme e tyre do t’i shihte ata të lëviznin nga pozita e dytë në të parën.


Drenica momentalisht gjendet në pozitën e gjashtë, me pesë fitore, tre barazime dhe shtatë humbje, kështu duke arkëtuar gjithsej 18 pikë. Kurse Drita, pas 14 xhirosh pozicionohet e dyta me 10 fitore, tre barazime dhe një humbje, duke arkëtuar gjithsej 33 pikë.

Programi i ditës së shtune është i bashkangjitur më poshtë.

13:00 Trepça ’89 (8) – Gjilani (4) (Stadiumi Riza Lushta)

13:00 Drenica (6) – Drita (2) (Stadiumi Bajram Aliu)

Lexo edhe

Video

error: