Superliga e Kosovës, ndeshje interesante mes Llapit e Drenicës

Superliga e Kosovës, ndeshje interesante mes Llapit e Drenicës

Superliga e Kosovës rikthehet sot me dy ndeshje në kuadër të xhiros së gjashtë të sezonit të ri 2021/22.

Përballja më interesante e programit të sotëm do të jetë ajo mes skuadrës së Llapit dhe asaj të Drenicës, ku vendasit do të synojnë që të regjistrojnë fitoren e parë këtë sezon, përcjell KosovaPress.

Pas pesë xhirove të zhvilluara, tabelën e kryeson skuadra e Ballkanit me 11 pikë, aq sa ka edhe Drita në vend të dytë, kurse Top 4 e mbyllin skuadrat si ajo e Malishevës dhe e Drenicës me nga 10 pikë.


Në anën tjetër, në fund të tabelës gjenden skuadrat si Dukagjini dhe Llapi, të cilat ende nuk dinë për fitore në sezonin e ri, ku kanë arkëtuar vetëm nga dy pikë.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Superligën së Kosovës e gjeni më poshtë.

15:00 KF Llapi – Drenica (Stadiumi Zahir Pajaziti)

15:00 KF Ulpiana – Dukgjini (Stadiumi Qatiq Bytyqi)

Lexo edhe

Video