Superliga e Kosovës, këto janë ndeshjet e sotme

Superliga e Kosovës, këto janë ndeshjet e sotme

Superliga e Kosovës rikthehet sot me disa ndeshje interesante, të vlefshme këto për xhiron e 32.

Të dy ndeshjet e programit të sotëm do të zhvillohen me fillim nga ora 15:00, ku spikat ajo mes Ulpianës dhe Gjilanit, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, krahas takimit mes Ulpianës e Ballkanit do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër interesante mes kampionit aktual Prishtinës dhe skuadrës së Dukagjinit.

Momentalisht, lider i tabelës është Ballkani me 69 pikë, 14 sosh më shumë se Drita dhe Gjilani në vendin e dytë dhe tretë, ndërsa Top 4 e mbyll Llapi me 53 pikë të tubuara.


Në anën tjetër, në fundin e tabelës gjenden Malisheva me 37 pikë, Ulpiana me 24 sosh dhe Feronikeli me vetëm 12 pikë, ku ky i fundit veçse është konfirmuar që do të bie nga Superliga.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Superligë e gjeni më poshtë.

15:00 KF Ulpiana – Gjilani

15:00 Prishtina – Dukagjini

Lexo edhe

Video