Superliga e Kosovës, ja ndeshjet e sotme

Superliga e Kosovës, ja ndeshjet e sotme

Superliga e Kosovës rikthehet sot me dy ndeshje interesante, të vlefshme këto për xhiron e 15 të sezonit të ri 2021/22.

Përballja më e mirë e programit të sotëm do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku kampioni aktual Prishtina e pret në shtëpi skuadrën e Feronikelit, përcjell KosovaPress.

Në të njëjtën kohë, krahas ndeshjes mes Prishtinës e Feronikelit, do të zhvillohet edhe takimi i fundit i ditës së sotme mes dy skuadrave që sapo kanë hyrë në Superligë, Dukagjinit dhe Ulpianës.


Pas 14 xhirove të zhvilluara, Prishtina zë vendin e gjashtë në tabelë me gjithsej 18 pikë, kurse kundërshtari i sotëm Feronikeli gjendet në fundin e tabelës me vetëm 10 pikë të arkëtuara.

Në anën tjetër, Dukagjini me 15 pikë zë vendin e nëntë në tabelë, një më pak se skuadra e Ulpianës që gjendet në vendin e shtatë.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës e gjeni më poshtë.

Lexo edhe

Video

error: