Kanë filluar të gjitha ndeshjet e xhiros së fundit të këtij sezoni në Superligën e Kosovës, ku spikat derbi mes Ballkanit e Gjilanit, kurse luftë e zjarrtë do të zhvillohet për t’i ikur barazhit.
Tanimë, veçse ka filluar të zhvillohet minuta e 1’ në të gjitha ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës, ku edhe do të vendoset se cila skuadër do t’i bashkohet Vushtrrisë në barazh.
Vushtrria dje e eliminoi Lirinë në ndeshjen për të siguruar barazhin, ku përmes penalltive me rezultat 5:3 shënoi fitore kundër prizrenasve.
Ndërkaq, sot gara do të jetë mes Dukagjinit, Prishtinës, Drenicës e Malishevës, të cilat skuadra janë duke luftuar për t’i ikur vendit të tetë, respektivisht barazhit.
Malisheva momentalisht zë pozitën e tetë me 47 pikë, aq sa ka edhe Drenica në vendin e shtatë, kurse Prishtina zë vendin e gjashtë me 48 pikë, një më pak se Dukagjini në vendin e pestë.
Programin e plotë të ndeshjeve që kanë filluar në Superligën e Kosovës e gjeni më poshtë.
Minuta e 1’, Drita – Ulpiana
Minuta e 1’, Ballkani – Gjilani
Minuta e 1’, Feronikeli – Drenica
Minuta e 1’, KF Llapi – Prishtina
Minuta e 1’, Malisheva – Dukagjini