Superliga e Kosovës vazhdon sot me disa ndeshje tejet interesante të vlefshme këto për xhiron e 32 të këtij sezoni.
Të tri ndeshjet e programit të sotëm do të zhvillohen me fillim nga ora 15:00, ku spikat derbi mes skuadrës së Llapit dhe liderit të tabelës, Ballkanit, përcjell KosovaPress.
Ndërkaq, krahas takimit mes Llapit e Ballkanit do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër mes skuadrës së Dritës dhe asaj të Drenicës.
Momentalisht, tabela kryesohet nga skuadra e Ballkanit me gjithsej 69 pikë, 11 sosh më shumë se vendi i dytë, Gjilani, dhe në rast fitoreje sot kundër Llapit, suharekasit do të festonin titullin e këtij sezoni në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Në fund të tabelës gjenden Malisheva me 37 pikë, Ulpiana me 24 sosh dhe Feronikeli me 12 pikë, ku ky i fundit veçse është konfirmuar si skuadra e parë që bie nga Superliga.
Programin e plotë të ndeshjeve e gjeni më poshtë.
15:00 Feronikeli – Malisheva
15:00 Drita – Drenica
15:00 Llapi – Ballkani