Superliga, Ballkani fiton me rikthim senzacional ndaj Prishtinës, fitojnë Drenica dhe Gjilani

Superliga, Ballkani fiton me rikthim senzacional ndaj Prishtinës, fitojnë Drenica dhe Gjilani

Superliga, Ballkani fiton me rikthim senzacional ndaj Prishtinës, fitojnë Drenica dhe Gjilani

Kanë përfunduar tri ndeshjet e ditës së sotme të Superligës së Kosovës, të vlefshme për xhiron e nëntë, raporton KosovaPress.

Ndeshja kryesore u zhvillua në Suharekë, ndërmjet liderit të tabelës, Ballkanit dhe Prishtinës.


Ashtu siç edhe pritej, u zhvillua një ballafaqim i fortë ku rezultati final u vendos vetëm në minutat e fundit të takimit.

Ishin mysafirët ata që kaluan në epërsi me golin e sulmuesit Otto John në minutën e 34’ të ndeshjes, por kur u menduar se ata edhe po i siguronin tre pikë nga ky takim, në skenë doli fillimisht Mevlan Zeka  i cili fillimisht barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 88 dhe pastaj ai ua siguroi fitoren vendasve me golin e dytë personal në minutat shtesë të takimit.

Në dy ndeshjet tjera, Drenica e mposhti Trepçën 89’ me rezultat 2-1, kurse Gjilani doli triumfues nga ballafaqimi me Besën me rezultat minimal 1-0.

Lexo edhe

Video