Superkupa e Gjermanisë, Dortmund – Bayern, formacionet e mundshme

Superkupa e Gjermanisë, Dortmund – Bayern, formacionet e mundshme

Borussia Dortmundi dhe Bayerni i Munihiut do të ballafaqohen sonte me fillim nga ora 20:30 në ndeshjen e Superkupës së Gjermanisë.

Bayerni si fitues i kampionatit dhe Dortmundi si fitues u Kupës së Gjermanisë do të kërkojnë ta rrëmbejnë trofeun e parë sezonal, përcjellë KosovaPress.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Signal Iduna Park”, derisa ka një numër të madh të mungesave nga radhët e Dortmundit me lojtarë si Brandt, Can, Coulibaly, Guerreiro, Hazard, Hummels e Meunier që nuk do të mund të luajnë për shkak të lëndimeve.


Nga ana tjetër, te Bayerni mungojnë vetëm Pavard dhe Roca.

Këto janë formacionet e mundshme:

Dortmund: Kobel – Passlack, Witsel, Akanji, Schulz – Bellingham, Dahoud, Reyna – Reus (c) – Malen, Haaland

Bayern: Neuer (c) – Stanisic, Upamecano, Süle, Davies – Kimmich, Goretzka – Sane, Müller, Gnabry – Lewandowski

Lexo edhe

Video