Superkompjuteri parashikon fundin e sezonit për Liverpoolin

Superkompjuteri parashikon fundin e sezonit për Liverpoolin

Tanimë nuk është sekret fillimi i dobët i sezonit aktual që Liverpooli e ka bërë nën drejtimin e trajnerit, Jurgen Klopp.

Liverpooli e di se gjërat duhet të përmirësohen shpejt për të siguruar sukses në fushë këtë sezon, me humbjen e së shtunës kundër Nottingham e cila tregoi më tej se sa të dobët kanë qenë “Të Kuqtë” përgjatë 11 ndeshjeve të para, raporton KosovaPress.


Shpresat e tifozëve të Liverpoolit për një rikthim në formë erdhën pas fitoreve 1:0 kundër kampionit aktual, Manchester Cityt dhe skuadrës së West Ham, por që më pas morën drejtim të kundër pas humbjes së fundmi kundër Nottinghamit.

Duke arkëtuar vetëm 16 pikë nga 33 sosh, “FiveThirtyEight” e shikon Liverpoolin duke përfunduar në vendin e tretë në tabelën e Premier Ligës pas Arsenalit dhe Manchester Cityt, dhe i ka dhuruar skuadrës së Jurgen Klopp 61% shanse për tu kualifikuar në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.   

Lexo edhe

Video