Super ndeshja mes Prishtinës dhe Llapit, ja formacionet zyrtare

Super ndeshja mes Prishtinës dhe Llapit, ja formacionet zyrtare

Sot me fillim nga ora 14:00 do të zhvillohet super takimi mes kampionit aktual Prishtinës dhe kampionit aktual të Kupës së Kosovës, Llapit, e vlefshme kjo për xhiron e 27 të Superligës së Kosovës.

Klubi i Prishtinës nuk kishte informuar klubin e Llapit për vendin se ku do të zhvillohet ndeshja, por është konfirmuar sot që stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqirë i këtij takimi, përcjell KosovaPress.

Të dy skuadrat rikthehen nga humbjet në xhiron e fundit, ku Llapi u mposht nga Dukagjini me rezultat 2:1, kurse Prishtina pësoi humbje nga Drita me rezultat 2:0.


Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë nëntë pikë, ku llapjanët zënë vendin e katërt në tabelë me 41 pikë, krahas prishtinasve që renditen në vendin e gjashtë me 32 pikë.

Tani, pak minuta para ndeshjes, të dy trajnerët kanë publikuar formacionin me të cilin synojnë fitoren, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Prishtina (4-2-3-1): Haxho; Krasniqi, Pllana, Tomasevic, Mici; Boshnjaku, Karabeci; Krasniqi, Hoti, Tolaj; Sadam

Llapi (4-2-3-1): Avdyli; Idrizi, Prençi, Emini, Ramadani; Maliqi, Shillova; Sadriu, Shabani, Rivera; Neto

Lexo edhe

Video