Super ide të shëndetshme për ushqimin e fëmijëve në shkolla

Super ide të shëndetshme për ushqimin e fëmijëve në shkolla

Shëndeti i fëmijëve është primar për çdo prind, ndonjëherë nga ngarkesat e përditshmërisë ne kemi nevojë për ide rreth ushqimit që duhet të marrin fëmijët me vete në shkollë.

Një rëndësi të madhe ka që fëmijët të evitojnë pijet energjike, pijet e gazuara, lëngjet me shumë sheqer, ushqimin e shpejtë dhe të tjera.

Prandaj ne po i listojmë super ushqimet me vlera që fëmijët duhet t’i konsumojnë gjatë qëndrimit në shkollë.

Fruta e perime të freskëta, mjafton një mollë apo banane që fëmija të jetë plot energji.

Produkte qumështore, si jogurt me pemë apo kos në paketime adekuate.


Mish pule apo mish tjetër shoqëruar me perime apo makarona.

Ndonjë mesvakt që mund të jetë një keks apo kifle e vogël me vlera ushqyese

Mos harroni shishen me ujë.

Ky mund të jetë një nga kombinimet e shumta të shëndetshme që i vendosni në çantë fëmijës tuaj.

Këto këshilla janë dhënë nga mjekët e dëshmuar pediatër në spitalin “Fati Im” të cilët ju mirëpresin.

SPITALI “FATI IM”, ATY KU MREKULLIA FILLON!

Lexo edhe

Video