Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

SUPER EKSKLUZIVITET! RUMANIA – KOSOVA, NË KUADËR TË EHF EURO 2022 DIREKT NË ART MOTION! HENDBOLL – EHF EURO 2022

SUPER EKSKLUZIVITET! RUMANIA – KOSOVA, NË KUADËR TË EHF EURO 2022 DIREKT NË ART MOTION! HENDBOLL – EHF EURO 2022

Këtë të Diel, platforma më unike në vend Art Motion sjell edhe një tjetër super ekskluzivitet. Të dielën, me fillim nga ora 17:00, direkt nga Palestra Polivalenta e Bukureshtit në Art Sport 3 vjen super përballja, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2022 në hendboll mes Rumanisë dhe Kosovës.

17:00                     RUMANIA – KOSOVA                                     ART SPORT 3

Në duelin e pasditës së diel, platforma më atraktive në vend Art Motion sjell përballjen e Dardanëve nga Kosova me Rumaninë, njërën ndër 20 skuadrat më të mira të botës në hendboll.

Pas barazimit në duelin e parë përballë Rumanisë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, që ishte edhe pika e parë për Kosovën në këto kualifikime, Dardanët udhëtojnë për revansh në Bukuresht.


Me selektorin e ri, Bujar Qerimi, Kosova arriti ta ndalë për mrekulli Rumaninë duke u ndarë në paqe me rezultat 23:23. Kjo ishte edhe pika e parë për Dardanët në fazën e dytë të kualifikimeve për kampionatin evropian në hendboll që do të zhvillohet në vitin 2022.

Kosova është në grupin e 8 të kualifikimeve sëbashku me Suedinë, Malin e Zi dhe Rumaninë. Në dy ndeshjet e para është mposhtur nga Suedia dhe Mali i Zi, ndërsa pas barazimit të mërkurën, djelmoshat e Qerimit do kërkojnë edhe fitoren e parë në grup për ta kapërcyer Malin e Zi që u mposhtë nga Suedia dhe është në vendin e tretë me 2 pikë të grumbulluara. Përndryshe Suedia i prinë grupit me 6 pikë dhe ndiqet nga Rumania me 3 sosh. Nga grupi kualifikohen dy skuadra në fazën tjetër dhe gjasat për Kosovën nuk janë shuar ende. Kampionati evropian në hendboll do të zhvillohet nga data 13 deri më 30 janar 2022 në Hungari dhe Sllovaki.

Përndryshe, që nga viti 2016, Kosova dhe Rumania janë takuar tri herë në ndeshje zyrtare ku në dy raste ka triumfuar Rumania dhe ishte kjo ndeshja e kaluar që dy kombëtarët u ndanë në paqe.

Me super ndeshjen që pritet të jetë i zjarrtë, të dielën nga ora 17:00, direkt dhe ekskluzivisht në Art Sport 3, takimi i vlefshëm për kualifikimet e Euro 2022 në hendboll, Rumania – Kosova.

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: