Super derbi mes Interit dhe Lazios, ja formacionet zyrtare

Super derbi mes Interit dhe Lazios, ja formacionet zyrtare

Me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet super derbi i programit të sotëm të Serie A, ku në stadiumin “Giuseppe Meazza” kampioni italian Inter pret në shtëpi skuadrën e Lazios.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Interi shënoi fitore me rezultat minimal 1:0 kundër Torinos, kurse Lazio barazoi me rezultat 3:3 me Empolin, përcjell KosovaPress.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë plot 14 pikë të tabelë, ku Interi zë vendin e dytë me 46 pikë, krahas Lazios që renditet në vendin e tetë me gjithsej 32 pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, mungesa të lojtarëve do të ketë te të dy skuadrat, ku për Interin nuk do të paraqiten Calhanoglu, Cordaz dhe Satriano, kurse te Lazio mungojnë Acerbi dhe Akpa Akpro.


Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Interi (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Borozovic, Gagliardini, Perisic; Alexis, Lautaro

Lazio (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ramos, Radu, Marusic; Milinkovic-Savic, Cataldi, Basic; Pedro, Immobile, Anderson

20:45 Inter – Lazio (Stadiumi Olimpico)

Lexo edhe

Video