“Sunny Hill” tashmë me lokacion të përhershëm në Prishtinë

“Sunny Hill” tashmë me lokacion të përhershëm në Prishtinë

Festivali “Sunny Hill” ka disa vite që mbahet në Kosovë.

Ky festival u mbajt për herë të parë në vitin 2016, pastaj në 2018 dhe 2019 me përmasa më të mëdha, ku perfomuan emra të njohur botëror.

Deri tash ky festival është mbajtur në Parkun e Gërmisë, por tash e tutje ky festival do të ketë lokacion të ri.


Dukagjin Lipa tha se, Kuvendi Komunal i Prishtinës, ka votuar pro këtij festivali i cili do të mbahet afër zonës së panireve në Shkabaj.

“Ky ishte fillimi i udhëtimit tonë në vitin 2016. Pas një pritje të gjatë Sunny Hill Festival merr adresën e tij të përhershme. Faleminderit Komuna e Prishtinës, Shpend Ahmeti, Xil Ismaili për mbështetjen tuaj të palodhur, dhe gjithë Kuvendin e Prishtinës që votuan unanimisht në favor të festivalit tonë. Udhëtimi ynë fillon përsëri”, shkroi Lipa në Instagram.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: