Sulmuesi i shkollës në Nashville të ShBA-së i fshehu armët në shtëpinë e prindërve
Bota
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sulmuesi që vrau gjashtë persona në një shkollë në Nashville, Tennessee, të hënën bleu shtatë armë legalisht dhe i fshehu në shtëpi, thotë policia amerikane.

Hetuesit thonë se prindërit e të dyshuarit mendonin se 28-vjeçari nuk duhet të zotëronte armë dhe nuk e kuptuan se armët ishin fshehur në shtëpinë e tyre, shkruan BBC.

Gjashtë persona, përfshirë tre fëmijë nëntë vjeç, u vranë në sulmin në shkollën e Besëlidhjes.

I dyshuari ishte nën “përkujdesjen e mjekut për një çrregullim emocional”, thotë policia, përcjell KosovaPress.

Tenesi nuk ka ligje që lejojnë policinë të sekuestrojë armë nga të dyshuarit e dhunshëm.

Pavarësisht mungesës së të ashtuquajturave ligje të flamurit të kuq, policia tha se do të kishte kërkuar ende që të konfiskoheshin armët nëse autoritetet do të kishin pasur ndonjë paralajmërim se i dyshuari mund të kishte paraqitur një kërcënim.

https://kosovapress.com/admin/te-pakten-6-te-vrare-nga-te-shtenat-ne-nje-shkolle-ne-shba/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024