Sulmuesi i Chelseat me koronavirus, drejt ndërprerjes edhe kampionati anglez

Sulmuesi i Chelseat me koronavirus, drejt ndërprerjes edhe kampionati anglez

Premier League ishte liga e vetme nga të mëdhatë e Europës, që vijonte aktivitetin pavarësisht përhapjes me shpejtësi të koronavirusit, por duket se tani ka ardhur momenti që edhe Federata Angleze të dorëzohet dhe të ndërpresë zhvillimin e ndeshjeve.

Kjo pasi është identifikuar futbollisti i parë i Premier Leagu, i prekur nga koronavirusi dhe bëhet fjalë për sulmuesin e ri të Chelseat, Callum Hudson-Odoi, i cili vetëm dje u është nënshtruar analizave dhe ka rezultuar pozitiv.


Lajmin e ka dhënë vetë klubi londinez nëpërmjet një komunikate zyrtare, ku ndër të tjera shtoi se tashmë në karantinë do të futen të gjithë futbollistët dhe pjesa më e madhe e stafit të trajnerëve e punonjësve të tjerë.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme ishte Arsenali që njoftoi se trajneri Mikel Arteta kishte rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit dhe se e gjithë skuadra e “topçinjve” do të duhej të futej në karantinë.

Lexo edhe

error: