Sulmon Liverpooli, mbrohet Villarreali, mbyllet pa gola pjesa e parë në “Anfield”

Sulmon Liverpooli, mbrohet Villarreali, mbyllet pa gola pjesa e parë në “Anfield”

Ka përfunduar pjesa e parë e ballafaqimit ndërmjet Liverpoolit dhe Villarealit, sfidë e cila po zhvillohet në stadiumin “Anfield Road”.

Kjo ndeshje është gjysmëfinalja e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave dhe pjesa e parë nuk ka sjellë gola edhe pse janë anglezët ata që po e dominojnë ndeshjen, transmeton KosovaPress.


Madje Liverpooli në sekondat e fundit të pjesës së parë e goditi shtyllën përmes spanjollit Thiago Alcantara

Nga ana tjetër, skuadra e Unai Emery po tregohet shumë e kujdesshme dhe përmes kundërsulmeve po tenton ta befasojë kundërshtarin.

Lexo edhe

Video