Një mjet shpërthyes është hedhur nga një grup i protestuesve serbë, në drejtim të veturës (taksi) në të cilën ishte ekipi i Radio Evropa e Lirë.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton se sipas ekipit prezent, nuk dihet mjeti shpërthyes i cili është hedhur në drejtim të tyre, mirëpo zhurma ka qenë e madhe.
“Fatmirësisht, asnjëri nga pjesëtarët e ekipit nuk është lënduar”, thuhet në njoftim.
Në vazhdën e ndodhive në komunat në veri të vendit, mbi 15 sulme në drejtim të gazetarëve kanë ndodhur vetëm dy ditët e fundit.