Sulmohet punëtori i sigurimit fizik të Spitalit të Gjakovës (Foto)

Sulmohet punëtori i sigurimit fizik të Spitalit të Gjakovës (Foto)

Sot rreth orës 2:20 të mëngjesit, është sulmuar fizikisht në vendin e punës punëtori i sigurimit të Spitalit të Gjakovës.

Siç njofton vet institucioni i spitalit, personi i sulmuar ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke e marr trajtimin e duhur mjekësor.


“Për rastin në fjalë është njoftuar edhe policia dhe presim që të ndërmerren veprimet e nevojshëm nga organet kompetente, që sulmuesit të marrin dënimin e merituar. Menaxhmenti i Spitalit dënon ashpër sulmin duke shpresuar që rastet si ky mos të përsëriten, dhe personeli të ndjehen të sigurt ne vendet e tyre të punës”, reagoi Spitali i Gjakovës.

Megjithatë, nuk është bërë e ditur pse ka ardhur deri të sulmi ndërsa spitali ka thënë se ajo është kryer nga “persona të pandërgjegjshëm”.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: