Një i lënduar si pasojë e një sulmi me thikë në Prishtinë

Një i lënduar si pasojë e një sulmi me thikë në Prishtinë

Një person ka marrë plagë si pasojë e një sulmi nga disa persona sonte në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë.

Rastin për KosovaPress e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, sipas të cilit personi i plagosur është dërguar për trajtim në spital.


“Sonte rreth orës 21:45, kemi marrë informatën se në rrugën ‘Zenel Salihu’ në Prishtinë, një person është sulmuar nga disa persona. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë, është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, tha ai.

Policia ka dalë në vendngjarje, ndërkohë që ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Lexo edhe

Video