Sulmohet fizikisht një polic në Ferizaj, arrestohet i dyshuari
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës njofton se një person ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor në Ferizaj derisa ishte duke kryer detyrën zyrtare. Siç njofton policia, zyrtari policor ka marr trajtim mjekësor, përderisa i dyshuari është arrestuar.

“Ferizaj / 27.05.2024 – 14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti i kishte fyer zyrtarët policorë derisa ishin ne kryerje të detyrës zyrtare. I dyshuari gjatë arrestimit ka shfaqur rezistencë si dhe  ka sulmuar një zyrtar policor duke i shkaktuar lëndime trupore. Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Policia nuk ka dhënë detaje për gjendjen e policit të sulmuar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024