Sulmohen dy policë në Skenderaj, njëri plagoset me armë zjarri

Sulmohen dy policë në Skenderaj, njëri plagoset me armë zjarri

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë po kërkohen nga Policia e Kosovës, pasi kanë sulmuar dy zyrtarë policorë. Sipas Policisë, njëri nga policët është i plagosur me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:55, në Skenderaj gjatë një pike të kontrollit.


“Të dy zyrtarët policorë janë jashtë rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësorë. Deri në këtë fazë dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë ndodhen në kërkim nga Policia. Lidhur me rastin janë duke u ndërmarr veprime operative dhe hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, është raportuar se në këtë rast është i përfshirë ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtakun, vëllezërit e djemtë e tij.

Lexo edhe

Video