Sulmi terrorist në veri, Ibishi: Kjo ndodh vetëm në vendet ku zhvillohet lufta
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Nuredin Ibishi
1 javë më parë
Linku u kopjua

Sulmi terrorist ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës është i ngjashëm me të tillë që ndodhin në vende ku zhvillohet luftë, thotë njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi.

Kanali i ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, u dëmtua mbrëmjen e 29 nëntorit pas një shpërthimi të madh. Bëhet fjalë për 15 kilogramë eksploziv.

Autoritetet e Kosovës thanë se sulmi në pjesën veriore të Kosovës është kriminal dhe vjen nga bandat e orkestruara prej Beogradit.

“Është diçka çka ndodh vetëm në vendet ku zhvillohet lufta, në kuptim të asaj që është lufta, agresioni rus në Ukrainë, duke e shkatërruar infrastrukturën kritike, që është jetike për jetën qytetarëve, nga uji i pijshëm dhe furnizimi me energji elektrike dhe nga ngrohja”, thotë Ibishi.

Prej Ibër-Lepencit furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të Kosovës, gjithashtu Koorporata Energjetike e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti tha se sulmi ka pasur synim dëmtimin e infrastrukturës “mbase edhe më të rëndësishmen që kemi”.

Një sulm tjetër terrorist ndodhi shtatorin e vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit.

Aty nga terroristët serb u sulmua Policia e Kosovës dhe mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi thotë se ka qenë e pritshme që këto grupe të ndryshojnë taktikat dhe metodologjinë e veprimit nga sulmet e vitit të kaluar.

Pas sulmit të 29 nëntorit, autoritetet e Kosovës zhvilluan disa operacione ku gjetën arsenal armësh, uniforma e pajisje ushtarake.

Sipas Ibishit, furnizimet me këto janë bërë më herët.

“Ato kanë qenë të punuara më herët, dhe kudo që kërkon pjesën veriore i kanë furnizuar me kohë, dhe ajo veç është pritur se do të gjendet në çdo bastisje gati në veri. Ata, me kohë i kanë furnizuar me uniforma, pajisje luftarake, armatim, municione”, ka theksuar ai.

Pas sulmit në Ibër-Lepenc, Policia e Kosovës ka arrestuar dhjetë persona të dyshuar.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024