Sulmi në Ferizaj, dy pacientë ende në mjekim intensiv
Shëndetësi
Lexohet për: 2 min.
Pamje-qkuk-121124
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Një 10 vjeçare dhe një 29 vjeçar po vazhdojnë trajtimin në mjekimin intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas sulmit me thikë dje në Ferizaj. Gjendja e tyre është stabile por jo edhe jashtë rrezikut për jetë për shkak se lëndimet janë serioze, sipas këtij institucioni.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti ende nuk dihen.

Drejtori i Mjekimit Intensiv Qendror, Shaqir Uka tregon për KosovaPress se dy të plagosurit pas intervenimeve kirurgjike të kryera në Qendrën Emergjente, po vazhdojnë të trajtohen në mjekim intensiv.

Ai thotë se të dy pacientët janë të varur nga aparaturat mjekësore dhe barnat.

Uka thotë se lëndimet janë serioze dhe se nuk mund të konstatohet se gjendja e tyre e përgjithshme është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkaq, drejtori i  Kirurgjisë  Maksilofaciale në QKUK, Alban Olluri përmes telefonit tha për KosovaPress se sot është liruar një pacient të cilin e kishim pranuar mbrëmë pas trajtimit në Qendrën Emergjente.

Muhamet Jahiri nga Policia e Kosovës në Ferizaj, tha se ende nuk dihen rrethanat e këtij rasti.

https://kosovapress.com/policia-jep-sqarim-per-therjet-ne-ferizaj

Të hënën Policia në Ferizaj ka njoftuar se një burrë me inicialet E.S, 59 vjeçar ka sulmuar me thikë katër persona, dy prej tyre të mitur.

I dyshuari është arrestuar sot dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

Ndërkaq, Rrjeti i Organizatave Joqeveritare “Avonet” kanë organizuar aktivitet para ndërtesës së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj në shenjë pakënaqësie siç thonë ata për  “dështimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe Policisë së Kosovës” lidhur më këtë rast.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministri i Mbrojtjes, Xhelal Sveçla dhe ministri i Administrimit Lokal, Elbert Krasniqi ditën e djeshme kanë vizituar këta pacientë të cilët u sulmuan në Ferizaj./Z.Zeneli

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024