Sulmi në Banjska, nis zbatimi i urdhrit ndalues për pasurinë e Radoiçiqit në veri
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministria e Drejtësisë, përmes Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, kanë nisur zbatimin e urdhrit ndalues përfundimtar me masë të përkohshme, lidhur me pasuritë e paluajtshme në rastin Banjska më 24 shtator të vitit të kaluar. Agjencia ka filluar identifikimin e pasurive të përmendura në urdhrin në fjalë, duke përfshirë edhe vilën e cila konsiderohej të ketë qenë e kryekriminelit, Milan Radojiçiq te Liqeni i Ujmanit në Zubin Potok dhe pasuritë e tjera, në përputhje me Ligjin për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, si dhe me urdhrin e gjykatës, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë. Milan Radoiçiq publikisht ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë. Ai ndodhet në Serbi dhe endet i lirë, ndërsa po kërkohet edhe nga Interpoli.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024