Sulmi ndaj policisë në Ujman, Sveçla: Nuk tërhiqemi me asnjë kusht nga e drejta jonë

Sulmi ndaj policisë në Ujman, Sveçla: Nuk tërhiqemi me asnjë kusht nga e drejta jonë

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka komentuar sulmin e sotëm ndaj policisë në veri nga grupet ilegale serbe, duke thënë se asnjëherë nuk do të tërhiqen nga e drejta për të mbrojtur çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës.

Sot rreth 10 herë është shtënë drejt zyrtarëve të policisë kufitare derisa ata po kryenin kontrollin rutinor në Liqenin e Ujmanit.


Sveçla thotë se sulmet e tilla janë njëherësh sulme ndaj institucioneve të Kosovës, ku për më pak se një javë, dy herë strukturat kriminale kanë shtënë drejt zyrtarëve policorë për t’i penguar ose për t’i vrarë ata.

“Grupet ilegale serbe, të cilat tashmë po mbrohen dhe mbështeten edhe publikisht nga struktura të caktuara serbe, po bëjnë përpjekje maksimale të na pengojnë apo ndalojnë të kryejmë detyrën tonë brenda vendit tonë.

Ne mbesim të angazhuar me të gjitha kapacitetet tona që t’i kryejmë detyrat tona që na obligon ligji e Kushtetuta jonë. Për asnjë kusht nuk do të tërhiqemi nga e drejta jonë, pavarësisht çdo sulmi të organizuar apo orkestruar nga kriminelë që ju pengon puna jonë në çdo cep të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

Lexo edhe

Video