Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Sulmi ndaj djalit të Rashiqit, ambasadori Rohde takon Goran Rakiqin

Sulmi ndaj djalit të Rashiqit, ambasadori Rohde takon Goran Rakiqin

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë Jorn Rohde ka takuar sot kreun e Listës Serbe Goran Rakiq, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet dhe ngjarjet e fundit politike në Kosovë, pas akuzave për manipulim të votave nga Lista Serbe dhe sulmit fizik ndaj djalit të politikanit serb Nenad Rashiq.

Diplomati gjerman ka kërkuar që të gjithë akterët politikë të tregojnë maturi politike.


“Sapo u takova me Goran Rakiq. Diskutuam për zgjedhjet dhe zhvillimet e fundit politike. Nënvizova rëndësinë që të gjithë akterët të shfaqin pjekuri politike”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Ndryshe, tetë persona janë ndaluar për 48 orë, pasi kishin rrahur brutalisht djalin e ish-ministrit Nenad Rashiq.

Lexo edhe

Video

error: