Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak dhe homologu i tij kanadez, Justin Trudeau folën me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky me telefon nga Indonezia më parë, sipas një zëdhënësi të Downing Street.
Të dy liderët theksuan rëndësinë e kryerjes së një “hetimi të plotë” mbi rrethanat pas raketave që goditën dje Poloninë.
Të dy shprehën gjithashtu ngushëllimet për “humbjen e tmerrshme të jetës” si rezultat i sulmeve ruse në Ukrainë gjatë natës dhe “theksuan mbështetjen e tyre të qëndrueshme” për Ukrainën, për të cilën Presidenti Volodymyr Zelensky i falënderoi ata, shkruan BBC.