Sulmi me armë zjarri në Angli, gjashtë viktima, përfshirë edhe një fëmijë

Sulmi me armë zjarri në Angli, gjashtë viktima, përfshirë edhe një fëmijë

Gjashtë persona, përfshirë edhe të dyshuarin kanë vdekur mbrëmjen e së enjtes në Plajmuth të Anglisë, kjo pas një sulmi me armë zjarri që ndodhi aty. I dyshuari i sulmit me armë zjarri ka vrarë veten.

Forca të shumta policore, madje edhe helikopterë, kishin mbërritur në skenën e krimit, ndërkohë që banorëve të zonës u është kërkuar nga autoritetet që të mos dalin nga banesat e tyre.

Deri më tani, përjashtohet që ky të ketë qenë një sulm terrorist.

”Dy femra dhe dy meshkuj vdiqën në vendin e ngjarjes në zonën Keyham të qytetit”, tha forca, së bashku me një mashkull tjetër që besohet të jetë autori i krimit.


Një femër tjetër u trajtua në vendngjarje për plagë me armë zjarri dhe më vonë vdiq në spital.

Deputeti lokal Luke Pollard tha se më shumë njerëz po trajtoheshin për plagët e tyre në spital.

“Unë jam plotësisht i shkatërruar që një nga njerëzit e vrarë nga të shtënat ishte një fëmijë nën dhjetë vjeç”, shkroi ai në Twitter.

Zona është e rrethuar dhe policia nuk po kërkon askënd tjetër në lidhje me incidentin, shkruan ATSh.

Policia i bëri thirrje publikut të mos postojë pasojat e ngjarjes në rrjetet sociale për të respektuar familjet që kanë humbur të dashurit e tyre.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.