Sulmet kibernetike, Biden paralajmëron Putin: SHBA do të marrë masa

Sulmet kibernetike, Biden paralajmëron Putin: SHBA do të marrë masa

​Presidenti amerikan, Joe Biden, i bëri thirrje homologut të tij rus, Vladimir Putin “të marrë masa” kundër grupeve që kryejnë krime kibernetike nga Rusia.

Shtëpia e Bardhë njofton se Biden i ka thënë të premten Putinit se SHBA-ja do të marrë të gjithë hapat e nevojshëm për të mbrojtur amerikanët dhe infrastrukturën kritike të kërcënuar nga sulmet kibernetike.


Telefonata mes dy homologëve zgjati rreth një orë dhe ka ardhur disa ditë pasi Kaseya, kompani teknologjike me bazë në Florida, ra viktimë e një sulmi kibernetik që ndikoi në punën e qindra bizneseve amerikane dhe mbi 1,500 bizneseve tjera në nivel global, raporton A2.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki, deklaroi se nuk ka “informacione se qeveria ruse ka dhënë urdhër për sulme të tilla”, mirëpo Kremlini ka “përgjegjësi për të marrë masa”.

Lexo edhe

Video