Sulmet ajrore godasin kufirin Iran-Irak, SHBA-Izraeli angazhojnë kurdët
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Sulmet ajrore godasin kufirin Iran-Irak, SHBA-Izraeli angazhojnë kurdët
Izraelk
05/03/2026 - 14:56
Linku u kopjua

Në një përgatitje të mundshme nga SHBA dhe Izraeli për një front të ri, sulmt ajrore goditën pozicione ushtarake, postblloqe dhe stacione policore në pjesët veriore të Iranit pranë kufirit me Irakun.

Zyrtarë amerikanë thanë se mund të ofrojnë mbështetje ajrore nëse luftëtarët kurdë kalojnë kufirin, sipas The Guardian.

Grupet kurde opozitare në Irakun verior janë vënë në gatishmëri pranë kufirit, ndërsa grupet Baloch nga Pakistani janë futur gjithashtu në Iran. Ekspertët paralajmërojnë se përfshirja e grupeve etnike mund të thellojë ndarjet brenda vendit dhe të rrisë rrezikun e luftës civile.

Liderët kurdë iranianë janë kontaktuar nga SHBA dhe disa grupe po bashkohen për të kundërshtuar regjimin e Teheranit. SHBA dhe Izraeli përdorin strategji të njohura, duke kombinuar sulme ajrore me forca lokale. Ndërkohë, autoritetet iraniane paralajmërojnë grupet separatiste kundër përfshirjes në konflikt.

Pjesëmarrja e forcave kurde dhe Baloch  mund të shqetësojë edhe Turqinë, Irakun dhe Sirinë, pasiqë popullsia e tyre përmban minoritete kurde. Ndërkohë, qeveria e Rajonit të Kurdistanit të Irakut ruan neutralitetin e saj.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026