Sulm në tentativë, Policia arrestoi një të dyshuar
Siguri
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka arrestuar një 38 vjeçar në Mitrovicë, nën dyshimin për kanosje.

Rasti është raportuar në Stacionin Policor Jugu dhe është inicuar me elemente të veprës penale “Sulm në tentativë”.

“Bazuar në hetimet fillestare dhe sipas deklaratës së ankuesit M/K/Sh, bëhet e ditur se pas një mosmarrëveshje ishte kanosur nga personi i dyshuar. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore me ç’ rast është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari  S. A, 38 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Ndaj personit të dyshuar është caktuar masa e ndalimit policor ndërsa veprimet hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024