Sulm në një shkollë në Ugandë, vriten 25 persona
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Të paktën 25 persona janë vrarë dje në një shkollë në Ugandën perëndimore nga rebelët e lidhur me grupin Shteti Islamik.

Tetë persona të tjerë janë në gjendje kritike pas sulmit në shkollën e mesme Lhubiriha në Mpondwe, shkruan BBC, përcjell KosovaPress

Policia ka bërë të ditur se sulmi i së premtes është kryer nga Forcat Demokratike Aleate (ADF) - një grup ugandan me bazë në Republikën Demokratike të Kongos (DRC).

Ushtarët po ndjekin grupin që u largua drejt parkut kombëtar Virunga në DRC, shtoi policia.

"Deri më tani 25 trupa janë nxjerrë nga shkolla dhe janë transferuar në Spitalin Bwera", ka deklaruar sot zëdhënësi i policisë kombëtare, Fred Enanga.

Sulmuesit besohet gjithashtu se kanë shpërthyer eksplozivë në rajon.

Numri i të vdekurve mund të jetë deri në 40, pasi në mesin e viktimave mund të ketë edhe pjesë të komunitetit lokal.

Dhjetëra persona dyshohet se janë rrëmbyer dhe një numër studentësh po konsiderohen të zhdukur.

“Forcat tona po ndjekin armikun për të shpëtuar ata të rrëmbyer dhe shkatërruar këtë grup”, ka deklaruar zëdhënësi i mbrojtjes, Felix Kulayigye.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024