Sulm me thikë në aeroportin e Dyseldorfit

Sulm me thikë në aeroportin e Dyseldorfit

Një person u plagos sot në një sulm me thikë në aeroportin në Dyseldorf dhe i dyshuari është në arrati.


Sipas mediave gjermane, sulmi ndodhi në parkingun e aeroportit dhe viktima e sulmit u dërgua në spital.

Motivi nuk dihet ende, transmeton revista gjermane Fokus. Autoritetet thanë se kamerat e sigurisë filmuan dy burrat duke ecur drejt një pjese të parkingut kur ndodhi sulmi.

Lexo edhe

Video