Suksesi i treguar në Banjën e Kllokotit pas intervenimit të tumorit në kokë

Suksesi i treguar në Banjën e Kllokotit pas intervenimit të tumorit në kokë

Fejzullah Hoti i cili është diagnostikuar me tumor në kokë, pas intervenimit, ka mbajtur terapi në njërin nga spitalet më të njohura në  shtetin e  Zvicrës, aty ku edhe jeton. Ky spital, sipas tij, është i të njëjtit nivel të shërbimeve sikurse edhe Banja e Kllokotit, mirëpo edhe pas mbajtjes së terapive strikte, nuk shihej asnjë sukses i dëshiruar. Banjën e Kllokotit, ai e kishte vizituar para 3 viteve, për qëllime të caktuara shëndetësore, ku edhe kishte arritur rezultatet e pritura.

Bazuar në këtë, dhe duke qenë i pakënaqur me atë çka kishte arritur në Banjën ku edhe po qëndronte, ai, së bashku me vëllain, vendosi të akomodohet në Banjën e Kllokotit. Pas vizitës nga fiziatri kryesor i Banjës së Kllokotit, dr. Fatmir Zejnullahu, si dhe në bazë të të dhënave mjekësore për gjendjen e tanishme, i janë caktuar terapitë adekuate.


Nga gjendja e rëndë e dorës dhe këmbës së djathë, duke u ndihmuar me patericë mbështetëse, vetëm pas 5 ditëve qëndrimi, ai arrin që të ec pa ndihmën e saj si dhe pati shtimit të dukshëm të lëvizshmërisë së dorës dhe të këmbës.

Ai pos tjerash, shprehet i kënaqur me nivelin e shërbimit në çdo aspekt dhe funksionimit të mirë si ekip, dhe është falënderues dhe mirënjohës për përfitimet që morri nga ky spital. Sipas tij, ky spital, përpos përkushtimit dhe shërbimeve të nivelit shumë të pëlqyeshëm, ka dhe një “formulë” e cila e bënë të dallohet nga të tjerët, e kjo me patjetër duhet të jetë përbërja e faktorëve shërues që përmban uji termomineral i “Banjës së Kllokotit”.

Lexo edhe

Video