Suedia planifikon ndihma ushtarake shtesë në Ukrainë

Suedia planifikon ndihma ushtarake shtesë në Ukrainë

Suedia planifikon t’i dërgojë Ukrainës mbështetje shtesë ushtarake, e cila përfshin antitank, armë ndihmëse dhe pajisje deminimi në vlerë 46.8 milionë euro, të cilat sipas Ministrisë së Mbrojtjes u kërkuan nga Kievi zyrtar.

Ministri i Mbrojtjes i Suedisë Peter Hultqvist deklaroi se ishte e rëndësishme që mbështetja për Ukrainën nga vendet demokratike në Evropë të jetë e vazhdueshme dhe afatgjatë.


“Është në interesin e të gjithëve që ajo (ndihma ushtarake) të dorëzohet sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.

Suedia u ftua të bashkohej me aleancën ushtarake perëndimore në samitin e NATO-s në Madrid këtë javë.

Lexo edhe

Video