Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka përshëndetur anëtarësimin e Suedisë në Aleancën Veri-Atlantike si anëtarja e saj e 32-të.
Ajo me këtë rast së bashku me ambasadorin e Suedisë në Prishtinë kanë kremtuar këtë ngjarje të madhe historike për shtetin suedeze, duke ngritur një dolli.
Suedia në NATO, Haradinaj: Radhën e ka Kosova • KosovaPress
Shteti suedez sot iu bashkua edhe zyrtarisht NATO-s me një ceremoni dorëzimi dokumentesh në Uashington, ndërsa të hënën më 11 mars do të ngrihet edhe flamuri i Suedisë në qendrën e Aleancës në Bruksel.
Suedia dhe fqinji i saj Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1.300 kilometrash me Rusinë, të dyja bënë oferta që t'i bashkohen bllokut pasi Moska filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë kundër Ukrainës.
Finlanda u bashkua zyrtarisht në prill 2023, duke dyfishuar më shumë kufirin e NATO-s me Rusinë në një goditje ndaj presidentit Vladimir Putin, i cili ka kërkuar të parandalojë çdo rritje të Aleancës.