Suedia do të shpallë ligjin me të cilin lehtësohet pagesa e faturave të larta të rrymës gjatë dimrit

Suedia do të shpallë ligjin me të cilin lehtësohet pagesa e faturave të larta të rrymës gjatë dimrit

Qeveria e Suedisë njoftoi sot se do të prezantojë një ligj që do të detyrojë operatorin publik të rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike të vendit të ndihmojë në zbutjen e faturave të larta të pritshme të energjisë elektrike këtë dimër për familjet dhe bizneset suedeze.

Kryeministrja Magdalena Andersson, qeveria e pakicës socialdemokrate e së cilës përballet me zgjedhje parlamentare muajin e ardhshëm, tha se propozimi do të kushtonte të paktën 30 miliardë korona (2.9 miliardë dollarë).

Ajo tha se kompania publike, e ngarkuar me sigurimin e sistemit suedez të transmetimit të energjisë elektrike, do të merr fonde prej 60 miliardë koronash.


“Si pronarët e shtëpive dhe pronarët e bizneseve ndjehen të sëmurë kur mendojnë për faturën e tyre elektrike për dimër,” tha Andersson.

Andersson tha se masa ishte e nevojshme duke pasur parasysh kostot e larta të energjisë për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, duke shtuar se ajo nuk do të lejonte presidentin rus Vladimir Putin të “mbajë peng familjet suedeze dhe industrinë suedeze”.

“Kur bëhet fjalë për sektorin e energjisë, ne kemi diçka që duket shumë si një ekonomi lufte”, tha ajo.

Lexo edhe

Video