Suedia dhe Amerika shënojnë fitore në futboll në Lojërat Olimpike

Suedia dhe Amerika shënojnë fitore në futboll në Lojërat Olimpike

Përveç xhudos, shumë sporte të ndryshme janë pjesë e këtyre Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, ku ndër to është edhe futbolli.

Në kategorinë e futbollit për femra sot u zhvilluan disa ndeshje interesante, ku Kombëtaret si ajo e Suedisë dhe Amerikës shënuan fitore përballë Australisë, respektivisht Zelandës së Re, përcjell KosovaPress.

Suedia e mposhti me rezultat 4:2 Australinë, ku në njërin nga golat tek suedezet kontribuoi edhe futbollistja me origjinë kosovare Kosovare Asllani, ndërsa Amerika shënoi fitore të thellë 6:1 si mysafire e Zelandës së Re.

Po ashtu, u zhvillua edhe derbi mes Holandës dhe Brazilit, i cili nuk prodhoi fitues, pasi që rezultati përfundimtar ishte i barabartë 3:3.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme në kuadër të futbollit për Lojërat Olimpike “Tokio 2020” i gjeni më poshtë.

Grupi E

Kili – Kanada 1:2


Japonia – Britania e Madhe 0:1

Grupi F

Kina – Zambia 4:4

Holanda – Brazili 3:3

Grupi G

Suedia – Australia 4:2

Zelanda e Re – Amerika 1:6

Lexo edhe

Video

error: