Suedia aplikon për anëtarësim në NATO

Suedia aplikon për anëtarësim në NATO

Suedia do të aplikojë për anëtarësim në NATO. Lajmi bëhet i ditur nga kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson.

Duke folur gjatë një konference të përbashkët shtypi së bashku me kreun e opozitës suedeze Ulf Kristersson në Stokholm, Andersson theksoi se situata aktuale po kërkon që Suedia të bashkohet me aleancën ushtarake për të garantuar sigurinë e popullit, raporton CNN


“Për të garantuar sigurinë e popullit suedez, mënyra më e mirë përpara është anëtarësimi në NATO së bashku me Finlandën,” tha Andersson.

E pyetur për kohën kur vendi do ta dorëzojë aplikacionin, ajo tha se mund të ndodhë këtë javë, të hënën, të martën ose të mërkurën, ndërsa theksoi se duhet të bëhet në koordinim me Finlandën.

Më herët Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson, ka deklaruar se vendimi i anëtarësimit në NATO do të ndihmonte Suedinë të kishte më shumë siguri.

Lexo edhe

Video